Periudha post partum tek gratë zgjat më shumë se 6 javë. Një studim i fundit, më i gjeri i kryer deri më sot për të kuptuar ndryshimet e trupit të femrës gjatë shtatzanisë e pas, sjell riformulime të reja në shumë aspekte.
Janë marrë në studim rreth 300 mijë lindje dhe 44 milionë analiza në 20 vite, për të kuptuar parametrat biologjike esenciale se si ndryshojnë, duke nisur që para shtatzanisë.
Rezulton se vlerat e analizave ne 41% të rasteve janë stabilizuar pas 10 javësh nga lindja, funksionaliteti hepatik dhe kolesteroli pas disa muajsh, ndërsa veshkat dhe mëçia janë normalizuar pas mbi një viti.
Ndërkohë që disa inflamacione apo shëndeti i gjakut nuk janë kthyer në vlera normale as pas 80 javësh, që ka qenë kohëzgjatja e gjithë vëzhgimit mjekësor.
Një tjetër e dhënë interesante është se disa ndryshime në trupin e femrës dallohen që para ngjizjes, në momentin që dëshironin të kishin fëmijë.
Ka rritje të dukshme të acidit folik dhe si pasojë ulje të inflamacioneve, ndërsa luhatje të tjera jo pozitive para shtatzanisë, janë sinjale për komplikacione të mundshme gjatë shtatzanisë.
Këto të fundit shpjegojnë ekspertët, do të shërbejnë mjaft për shkencën për të dalluar tiparet shqetësuese dhe risqet për një shtatzani të ardhshme, dhe si mund të parandalohen ato.