Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të hënën do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë.
Sipas njoftimit të NATO-s, Stoltenberg do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it dhe do t’iu adresohet trupave.
Stoltenberg do të takohet gjithashtu me drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein.
Para se të vijë në Kosovë, Stoltenberg do të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën.
Të martën, më 21 nëntor, sekretari i përgjithshëm do të jetë në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.