Starton Superliga e Kosovës, sot luhen tri ndeshje

Sot do të startojë Superliga e Kosovës, ku do të zhvillohen tre ndeshje në xhiron e parë.

Klubet janë përforcuar me lojtar të shumtë si nga brenda ashtu edhe me transferime nga jashtë vendit.

Nënkampioni i Kosovës, Drita do të përballet me Feronikelin, ndërsa në dy takimet e tjera Drenica me Gjilanin dhe Llapi me Ulpianën, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq të dielën, do të zhvillohen dy ndeshje, Ballkani me Dukagjinin dhe kampioni Prishtina me Malishevën.

Të gjitha ndeshjet do të luhen nga ora 17:00.

Risi në kuadër të këtij sezoni do të jetë përdorimi i VAR-it.