Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK), ka reaguar lidhur me takimin e kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykolli me kryeministrin Albin Kurti.
SSHCK në një reagim për media ka thënë se qëndrimi i Hykollit në takimin që kishte me kryeministrin është qëndrim i pa autorizuar dhe i pa matur, duke i dhënë mbështetje të plotë miratimit të Ligjit për Zyrtarët Publik dhe Ligjit të Pagave.
“SSHCK, në vazhdimësi i ka dhënë vërejtët në Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe Ligjin e Pagave duke i dërguar edhe me shkrim ato vërejtje në Ministri dhe në Komisionet Parlamentare dhe njëherit kemi pasur koordinim të plotë edhe me Sindikatën e Administratës Publike SPAK. Për këto qëndrime, është mirë i informuar edhe vet Atdhe Hykolli i cili për çudi, pa dijeninë e kryesisë së BSPK por edhe Federatave tjera Sindikale, del me qëndrim të kundërt, sa për t’i hyrë në hatër kryeministrit Kurti, duke e tradhtuar rëndë detyrën-misionin që i është besuar e që është: mbrojtja e interesave të punëtorëve”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës.