Rusia e ka emërtuar vaksinën e parë të aprovuar për COVID-19, “Sputnik V” për tregjet e huaja, në referencë për satelitin e parë në botë dhe atë që Moska e sheh si sukses që është bërë shteti i parë që ka aprovuar një vaksinë ndaj koronavirusit, ka thënë një zyrtar i lartë rus raporton agjencia Reuters.
Kirill Dmitriev, kreu i fondit të pavarur shtetëror RDIF, ka thënë se Rusia ka pranuar tashmë kërkesa nga më tepër se 20 shtete në botë për 1 miliardë doza të vaksinës së sapo regjistruar për COVID-19.
Ai ka folur pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar për aprovimin e vaksinës, më pak se dy muaj pas testimit te njerëzit.