Spitali i Pejës mbushet me pacientë të infektuar me koronavirus, 3 në gjendje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se tre pacientë të prekur me koronavirus janë në gjendje të rëndë.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se nga 64 pacientë të prekur me koronavirus dhe që po trajtohen në këtë spital, tre janë në gjendje të rëndë, shkruan lajmi.net.

Përmes një njoftimi në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, po ashtu edhe 10 pejsëtarë të personelit mjekësor janë të infektuar me koronavirus, kurse 6 janë në pritje të rezultatit.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 64 pacientë me Covid-19.

Nga këta pacientë 41 të konfirmuar, dhe 23 në pritje të rezultateve. Nga pacientët e shtrirë 16 janë në Oksigjeno terapi, 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 4 Mjek, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19, ndërsa 6 anëtar të tjerë të Personelit ton janë në pritje të rezultatit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 205 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 3 operacione.

4 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende, 3 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 ̈e gjinisë femërore.

167 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,032 analiza.