Një tjetër veteran të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka ftuar Gjykata Speciale për intervistim. Bëhet fjalë për Afrim Bytyqin.
Lajmin e konfirmoi përmes Facebook-ut kreu i OVL-UÇK, Hysni Gucati.
“Sapo u njoftova se është ftuar nga Gjykata Speciale veterani i luftës së UÇK-së Afrim Bytyqi nga Kishnica”, shkroi Gucati.
Për ftesat e Speciales, shoqatat e dala nga lufta më 9 korrik do të protestojnë. Si kërkesë e tyre do të jetë edhe zhbërja e Gjykatës Speciale.
Kjo Gjykatë, së fundmi ka njoftuar për propozim-aktakuzën ndaj Presidentit HashimThaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Publikimi i kësaj deklarate ka ngjallur reagime të shumta në opinionin vendor dhe ndërkombëtar.