Specialja e konfirmon se Kadri Veseli ka ardhur në Kosovë për të pamen e babait

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë konfirmuar ekzkluzivisht për Klankosova.tv se Kadri Veseli është lejuar që të vijë në Kosovë për të pamen e babait të tij.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që ta menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë që Kadri Veseli të jetë pranë familjes së ngushtë pas rastit të vdekjes së babait të tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke mbështetur Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Klankosova.tv ka raportuar më herët se afër shtëpisë së familjes së Kadri Veselit janë shumë vetura të EULEX-it të cilat këtë të fundit e ruajnë dhe e sigurojnë vazhdimisht gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ku ka ardhur me leje të veçantë.