Spanja mund Sllovakin 5 me 0

Ka pasur shumë kritika ndaj Spanjës pas paraqitjes së zbehtë në dy takimte e para në Euro 2020. Por spanjollët të mërkurën pasdite kanë dëshmuar se kanë shumë kualitet në përbërje. Me fitoren 5:0 ndaj Sllovakisë, Spanja ka zënë vend në një të tetën e finales në Euro 2020.

Spanja kualifikohet nga pozita e dytë në Grupin E. Spanjës i është dashur fitorja për të avancuar dhe këtë e ka arritur me stil. Ndonëse Alvaro Morata humbi penallti në minutën e 12-të, spanjollët nuk u ndalën. U ndihmuan nga një autogol i pazakontë i portierit Martin Dubravak, që ndryshoi shifrat në minutën 30-të. Për 2:0 shënoi Aymeric Laporte në minutën e tretë të kohës shtesë në pjesën e parë. Pjesa e dytë ishte edhe më dominante për spanjollët. Pabo Sarabia shënoi për 3:0 në minutën e 56-të, ndërsa Ferran Torres shënoi për 4:0 në minutën e 67-të. Një tjetër autogol u shënua në minutën e 71-të për 5:0. Juraj Kucka e dërgoi topin në portën e tij. Sllovakia mbetet me tri pikë dhe nuk avancon nga grupi.

Në një të tetën e finales, Spanja do të jetë përballë Kroacisë, nënkampiones në fuqi të botës. Ndeshja do të luhet në Kopenhagë më 28 qershor.