Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD), në Shqipëri do të hapin zyrtarisht sot fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Ora 17:00 e të enjtes do t’i gjej socialistët në Sheshin Skëndërbej për të ndezur zyrtarisht motorët e fushatës elektorale. Në fakt Edi Rama me shtabin elektoral kanë nisur përgatitjen për këto zgjedhje parlamentare shumë muaj më parë.
Çelja e fushatës është ideuar vetëm me pjesëmarrjen e kandidatëve të listës së PS. Socialistët mësohet se nuk kanë bërë asnjë ftesë për pjesëmarrje të mbështetësve të tyre kjo për të zbaruar rregullat në fuqi anti-covid19.
Në fjalën e tij kryesocialisti do të përqëndrohet fillimisht se përse dhe çfarë vlerash mbart ajo që ai e quan skuadra kombëtare e PS për ndeshjën e 25 Prillit.
Ndërsa Koalicioni opozitar ka nisur përgatitjet për aktivitetin e çeljes së fushatës elektorale. Në sheshin Nënë Tereza po ngrihet podiumi ku njëri pas tjetrit pasditen e sotme do të ngjiten 222 kandidatët e opozitës së bashkuar.
Në 30 vite kjo fushatë do jetë më e pazakonta për shkak të masave anti-covid. Peshën kryesore të fjalës do e mbaje Basha që kërkon rikthimin e PD në pushtet pas 8 viteve opozitë.
Basha në krah do ketë kandidatët dhe krerët e partive aleate të cilët i ka përfshirë në lista ndërkohë do mungojnë Monika Kryemadhi. Ajo ka zgjedhur që në çelje të fushatës të jetë në Divjakë për të kërkuar vota për LSI që në këto zgjedhje do dalë e vetme.