Sot zhvillohen dy derbi në Superligën e Kosovës

Sot janë në orar për t’u zhvilluar dy derbi në kuadër të javës së 27-të në BKT Superligën e Kosovës. 

Ethet e Superligës së Kosovës pritet të jenë të mëdha edhe gjatë ditës së sotme, pasi pritet të zhvillohen dy ndeshje interesante.

Sigurisht e gjithë vëmendja do të jetë në Gjilan, ku luftohet për titull, por interesant do të jetë edhe Skenderaj.

Në Gjilan, ekipi me emrin e qytetit e pret liderin aktual, Ballkanin, në stadiumin “Agim Ramadani-Katana”.

Ndërsa në Skenderaj, Drenica është nikoqire e rivalëve lokal, Feronikelit, në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu”.

“Ndeshja e titullit” fillon nga ora 13:30, ndërsa “derbi drenicas” nga ora 14:00.