Sot xhiro e gjashtë e Superligës – vetëm një ndeshje në orar

Sot (e premte) do të fillojë java e gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku vetëm një ndeshje do të zhvillohet gjatë ditës, ndërsa dy të shtunën dhe dy tjera të dielën.

Ethet e Superligës së Kosovës do të rikthehen në stadiume dhe ekrane televizive këtë të premte me ndeshjet e javës së gjashtë.

Gjatë ditës së sotme është në orar për t’u zhvilluar vetëm një ndeshje, ku Prishtina është nikoqire e Dukagjinit.

Prishtina do t’i bëjë ‘konak’ Dukagjinit në stadiumin e Kampit Nacional në Hajvali, me ndeshjen që pritet të fillojë nga ora 15:00.

Vendasit e Jean Michel Cavallit vijnë në këtë ndeshje pas humbjes minimale nga Ballkani në javën e kaluar, ndërsa ekipi i Ismet Munishit u mposht nga Malisheva.