Sot (e premte) fillon xhiro e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku në program është për t’u zhvilluar një ndeshje.
Superliga e Kosovës nis me një ndeshje në ditën e sotme, ndërsa të shtunën dhe dielën janë planifikuar nga dy takime.
Takimi i vetëm i ditës së sotme është ai në mes të Ballkanit dhe Ferizajt, i cili pritet të zhvillohet në ‘Stadiumin e Qytetit’ në Therandë nga ora 14:00.
Ekipi i Orges Shehit vjen nga një seri negative prej dy humbjeve dhe një fitoreje, teksa synon t’i kthehet tri pikëve.
Në anën tjetër, ekipi i Arsim Abazit është në një formë pozitive me tri fitore nga katër ndeshje dhe synon t’i vazhdojë rezultatet pozitive.