Të premten do të mbajë kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat do të vazhdojnë të ulen, në të dy vlerat ekstreme.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.
Gjatë fundjavës parashihet rënie të temperaturave dhe reshje shiu, kryesisht të dielën.
Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë më e ftohtë në vlerat e temperaturave maksimale.
