Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Në orët e mëngjesit lokalisht mund të ketë mjegull në ultësira dhe lugina.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 14 gradë Celsius, njofton MeteoKosova
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi prej 8-21 km/h.