Sot vazhdon gjykimi ndaj Calit

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, në Dhomat e Specializuara.

Të hënën ka nisur dëgjimi i dëshmisë së dëshmitarit të tretë, derisa sot do të vazhdojë dëshmia e tij. Ai dje ka deklaruar se është torturuar nga një “njësi speciale” në Zllash nga disa persona, të cilët e kanë mbajtur në një stallë. Dëshmitari pretendon se është rrahur me mjete të forta, e djegur me qiri dhe rrymë elektrike.

“Më kanë goditur me bisht të sëpatës, më kanë goditur me shufra metalike. Më kanë rrahur në forma të ndryshme. M’i lidhnin këmbët me tela të rrymës, më jepnin dridhje e kështu. Më kanë djegur me qiri, duke u uluar në karrige, dhe qiriun ma afronin afër shpinës”, pretendon ai.

Ai ka thënë se ushtarët e UÇK-së kanë urinuar mbi t