Sot varroset 26 vjeçarja që vdiq tragjikisht në Prishtinë

Një vajzë 26-vjeçare ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtese në Prishtinë të premten rreth orës 15:53. Policia ka arrestuar një person lidhur me rastin, i cili po hetohet për veprën penale “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.

Sipas njoftimit 24-orësh të policisë, një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit, nën veprën “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.

Ndërkaq, për vdekjen e 26-vjeçares kanë njoftuar edhe familjarët, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në orën 18:00 në varrezat e fshatit Sekiraçë.

“Te Allahut jemi dhe te Ai do kthehemi”, ka shkruar një familjar i viktimës, pa dhënë më shumë detaje për rastin.