Sot varrosen dy vëllezërit deçanas që u goditën nga treni në Gjermani

Sot pritet t’u jepet lamtumira e fundit dy vëllezërve deçanas që u goditën për vdekje nga treni në një qytet të Gjermanisë.

Njëri nga familjarët e viktimave, ka njoftuar se trupat e pajetë të 13 vjeçarit dhe 17 vjeçarit mbrëmë janë nisur për në Kosovë, ndërsa varrimi do të bëhet gjatë ditës së sotme.

“Sonte janë nisur nga Gjermania kufomat e tyre dhe do të mbërrin në Kosovë. Në varrim pritet të ketë numër të madh të pjesëmarrësve”, ka thënë ai.

I njëjti ka dhënë detaje se bashkë me viktimat ishte edhe vëllai i tyre 14 vjeçari, i cili fatmirësisht shpëtoi mrekullisht nga aksidenti tragjik që tronditi vendin.

Ndryshe, detaje se si ka ndodhur rasti ka dhënë edhe Policia e Gjermanisë.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 7:30 të mëngjesit. Fëmijët kanë kaluar shiritin i cili ishte i vendosur në mënyrë që të kapin një tren, por një tjetër i cili ishte në anën e kundërt, ka ardhur dhe i ka shkelur. Me rastin tani po merret Policia”, tha oficeri i Policisë që është në vendin e ngjarjes.