Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara kryesisht përgjatë relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, në orët e mesditës. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-38 gradë Celsius.
Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta, prandaj këshillohet shmangia e kontaktit direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohorë 10-17.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. Të dielën parashihet rënie e lehtë e temperaturave maksimale pasi ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh.