Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar për sot në takim kryeministrin, Avdullah Hoti.
Takimi mes Thaçit dhe Hotit do të nis në orën 09:00, njofton Klan Kosova.
Nga ky takim mediat lejohen vetëm të marrin pamje në fillim.
Ndërkaq, nga ora 12:00, Hoti pritet të raportojë në parlament për takimin që kishte në Bruksel.