Duke filluar nga ora 09:30, është paralajmëruar që paneli i Gjykatës së Apelit sot në Hagë e bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Më 18 maj të vitit të kaluar, Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh.