Sot rifillon transporti publik në Prishtinë, këto janë rregullat strikte

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nesër (e hënë) fillon transporti publik i udhëtarëve pas dy muajsh bllokadë si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Ai ka bërë të ditur tre rregulla që vlejnë për përdorimin e transportit publik janë nuk do të lejohen më shumë se 20 udhëtarë në autobus, nuk lejohet hyrja pas maska dhe rregulla të tjera.

“Nesër rifillon transporti publik, por me rregulla:

– numri maksimal i udhëtarëve ve për autobus – 20

– nuk lejohet me hy në autobus pa maska

– udhëtarët duhet ta kenë vërtetimin që janë në punë te org. e komp. që janë të lejuara ose të jenë në orarin e tyre të daljes – do të ketë kontrolle të policisë”, ka shkruar Ahmeti.