Sot raundi i katërt i bisedimeve Rusi-Ukrainë

Një raund i katërt i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës do të mbahet sot në 10:30 me orën lokale, sipas Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës.

Shpresat për armëpushim janë rritur pasi negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak ka dhënë vlerësim optimist, duke thënë se do të arrihen rezultate brenda disa ditësh.

“Rusia tashmë ka filluar të flasë në mënyrë konstruktive,” tha zoti Podolyak në një video në internet. “Unë mendoj se ne do të arrijmë disa rezultate fjalë për fjalë brenda disa ditësh.”

Deri më tani janë mbajtur tre raunde bisedimesh, por ende pa asnjë shenjë paqeje. Bisedime midis SHBA dhe Kinës do të mbahen gjithashtu të hënën, ndërsa shqetësimet rriten mbi mundësinë e dërgimit të ndihmës nga Pekini në Rusi.