Deputetët e Shqipërisë i rikthehen jetës parlamentare pasditen e sotme në një seancë dedikuar shqetësimeve të qytetarëve që pritet t’i adresojnë për jo më shumë se 4 orë.
Bashkë me rikthimin e seancave parlamentare, do të rikthehet edhe aksioni i opozitës për të mos lejuar zhvillimin normalë të seancës pa plotësimin e kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore dhe ndryshimin e përbërjes së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.
19 deputetë të partisë demokrate nuk do të ketë mundësi të jenë pjesë e seancës plenare pasi janë përjashtuar nga sekretariati i etikës.
Aksionin brenda sallës pritet të udhëheqë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi të cilit i ka përfunduar masa ndëshkimore prej 10 ditësh jashtë parlamentit.
Ndërkohë, jashtë sallës së seancës plenare, 30 minuta përpara fillimit të parlamentit, në orën 16:30 deputetët e përjashtuar do të protestojnë. Lajmi u komunikua të shtunën në mbledhjen e këshillit kombëtar të rithemelimit nga deputeti, Flamur Noka. /Euronewsalbania/