Sot protesta kombëtare e thirrur nga Sali Berisha

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të pritet me protestë pasditen e sotme në Tiranë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka njoftuar mbajtjen e protestës kombëtare në orën 16:00.

Berisha bën me dije se protestuesit do të mblidhen fillimisht në selinë e Partisë Demokratike dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë.

Lideri i PD-së shkruan se protesta do të zhvillohet kundër “mega vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit anti-kombëtar Rama-Vuçiç”.

Ndërkohë, sipas procedurave Policia do të marrë në mbrojtje delegacionet e huaja që do të mbërrijnë në kryeqytetin shqiptar.

Po ashtu, sipas ligjit policia do të marrë masa gjatë kohës që do të mbahet protesta para Kryeministrisë, ndërsa Garda do të marrë në mbrojtje objektet e rëndësisë së veçantë në Tiranë, sipas protokollit./tvklan