Sot pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit?

Seanca për zgjedhjen e presidentit ka gjasa të mbahet sot.

Burime të Klan Kosova brenda Kuvendit të Kosovës bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Po ashtu Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet në ora 14:30 me nënkryetarët dhe shefat e grupeve parlamentare në Kuvend.

Ende nuk dihet pika e rendit të ditës në këtë mbledhje. Por, besohet të diskutohet edhe rreth seancës.

Kujtojmë se në seancën e jashtëzakonshme të thirrur mbrëmë ka dështuar Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.