Sot përmbyllet numërimi i votave nga diaspora

Sot pritet të përfundojë numërimi edhe i të gjitha votave të diasporës.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Ai u shpreh se pas përmbylljes së këtij numërimi të martën, do procesohet me numërimin e fletëvotimeve të votimit me kusht, dhe numërimit të votave me nevoja të veçanta.