Kryeministri Edi Rama ishte sot në dispecerinë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, ku nga sot nisi operimi i pavarur i Kosovës, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri – Kosovë.
Gjithashtu, nis nga punën edhe linja 400 kW e transmetimit mes dy vendeve.
Rama tha se kjo është një arritje historike, që kishte mbetur pezull që në vitin 2010, por u përfundua vetëm në 2016, ndërsa arsyeja pse nuk ishte vënë në punë ishte vetoja nga Serbia.
“Më në fund ja kemi dalë të arrijmë këtë ditë, që nëse kthehemi pas ka marrë shumë kohë. Në shkurt 2010, kur qeveria ka miratuar një hua për ndërtimin e linjës së transmetimit Shqipëri-Kosovë dhe sipas zotimit të kryeministrit paraardhës, linja që do përfundonte për 2 vite, që ishte cito ‘një marrëveshje historike’, duke hequr këtë pjesë të fjalës me të cilën pajtohem, duhet të kujtoj se puna nuk filloi kurrë. Jo vetëm që asgjë nuk nisi por , sistemi elektro-energjitik vazhdoi të degradohej deri në pikën që u bë barrë shtetit, që rrezikonte falimentin financiarisht të Shqipërisë”, ka thënë ai.
Sipas tij, Qeveria e udhëhequr nga ai e mbylli këtë projekt për 2 vjet.
“Por këtu jemi pas 4 vitesh kur projekti ka përfunduar, kam qenë më Isa Mustafën kur lajmëruam se përfundoi projekti. Linja nuk u vu në punë, se pse po e them sot, që mbase u shërben atyre që kundërshtojnë qasjen tonë, arsyeja ishte vetoja e Serbisë. Linja mbeti peng e një formaliteti , në kushtet e një mungesë të vullnetit politik. Pala serbe pranonte ta njihte vetëm nëse do mbetej përsëri e varur nga Serbia. Ky është shengeni rajonal, projekte që kanë rëndësi të madhe, dhe që mbetën peng i fjalëve të mëdha dhe që i ka penguar shqiptarët të shohin përtej hundës së tyre”, ka thënë ai.
Rama thotë se e hoqën atë veto dhe morëm mbrapsht këtë që është sot, hapjen dhe vënin në funksion të këtij projekti.
“Fundi i kësaj historie përmes shtypjes së një butoni i jepi jetë një hapësirë energjetike e pavarur mbarë shqiptare. Vënia në operim e linjës, do të sjell një impakt pozitiv dhe do të rrisë kapacitetin e rrjetit interkonektiv të OST. Mjafton të shohësh pamjet e medaljes për të kuptuar kjo që sot është kthyer në realitet, integrimi i rrjetit dhe ndërveprimi 24/24 i OST me KOST. Ne sot jemi më të fuqishëm. Në Kosovë dihet se ka kosto të lartë pasi varet nga termocentralet, baza e prodhimit janë termot pra. Jemi në kushtet kur mund të racionalizjmë fuqinë tonë. Në Shqipëri për herë të parë vihemi në kushte kur te menaxhojmë tepricat apo mangësitë”, ka thënë Rama./TCH