Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), sot do të filloj procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosovës, të ardhura me postë.
Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një njoftimi. Janë mbi nëntë mijë pako me fletëvotime nga diaspora të aprovuar, ndërkaq janë refuzuar mbi një mijë të tjera.
“Ju njoftoj se nesër (e diele, 24 tetor, ora 11:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosovës, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.