Ditën e sotme në orën 19:30, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të pritet në “Pallatin Elysee” në Paris nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektiva e Kosovës drejt integrimeve europiane pritet të jenë çështjet që do të bisedohen mes Kurtit dhe Macron.
Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris, pas marrjes së detyrës si kryeministër i Kosovës.
Gjithashtu, kryeministri Kurti pritet të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.