Sot në Kuvend diskutohet falja e gjobave

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë ku do të diskutohet lidhur me mundësinë e faljes së gjobave që janë shqiptuar gjatë pandemisë.

Në interpelancë do të marrë pjesë edhe Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

Gjatë ditëve të fundit është diskutuar dhe marrë një iniciativë lidhur me mundësinë e faljes së gjobave për bizneset dhe qytetarët që u shqpituan në vitin e parë të pandemisë dhe në muajt pasues.