Në Bruksel sot vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Derisa për Qeverinë e Kosovës takimi i sotëm nuk është dialog por takim për dialogun e ardhshëm, për Bashkimin Evropian ky nuk është dialog i ri, por vazhdim i dialogut.
Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian tashmë është bërë e ditur agjenda e takimit të sotëm.
Sipas këtij paralajmërimi, në orën 08:20 është planifikuar arritja e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Joseph Borrell.
Pastaj, në orën 10:30, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Borrell, do të ketë takime bilaterale, te ndara, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e pastaj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ndërsa, një tryezë e përbashkët plenare është planifikuar për orën 11:00.
Në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.