Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe shkarkime rrufesh.
Sipas IHMK-së, parashihet të ketë edhe intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të jenë ndërmjet 19-21 gradë Celsius.
Ndërsa dita e shtune parashihet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.