Sot moti i vranët dhe reshje shiu

Sot në Kosovë, pritet të mbizotërojë moti i vranët e me shi.

Kjo sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ku thuhet gjithashtu se temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 19 gradë Celsius.

“Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.