Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot më dinamik në raport me dy ditët e fundit dhe kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
IHK njofton se parashihen vranësira të ç’rregullta, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes.