Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me i vranët dhe intervale me diell.
IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu të intensitetit të dobët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15 gradë.
Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe mesatarisht e fortë.
