Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për sot parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell.
IHK njofton se vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 10°C deri në 12°C.
Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.