Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar gjatë pjesës së parë të ditës në ndonjë rajon, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet intensifikim i reshjeve të shiut, ndërsa në zona të caktuara pritet reshjet e shiut të përzihen dhe shndërrohen në ato të borës.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 12 deri në 30 kilometra për orë.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej minus 2 deri në zero gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 9.