Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo javë do të jetë me mot jostabil, i përcjellë me riga shiu të intensitetit mesatar e vende–vende edhe të intensitetit të lartë.
Sot do të ketë intervale të gjata me diell, ndërkaq nga e mërkura do të ketë ndryshim në parametrat meteorologjik, kështu që si pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët do të ketë kushte të favorshme për krijimin e vranësirave të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje dhe rënie të temperaturave maksimale.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s.