Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Mëngjesi, sikur edhe ditëve të tjera, do të jetë me ngrica të dobëta , ndërsa gjatë ditës, temperaturat do të rriten.
Minimalet pritet të shkojnë deri në minus katër gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës deri në tetë gradë Celsius, sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik.