Të shtunën janë zhvilluar katër ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Kosovës në futboll, me çka kanë nisur garat e stinorit pranveror. Kualifikimin në çerekfinale e kanë siguruar Prishtina, Suhareka 23, Malisheva dhe Vjosa.
Ndërsa sot me fillim nga 13:00 do të zhvillohen ndeshjet e radhës, ku do të mësohen çerekfinalistët e fundit:
Ballkani vs Vëllaznimi,
Drita vs Rilindja,
Dukagjini vs Dinamo Ferizaj dhe
Trepça’89 vs Llapi.