Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot në orën 09:00.

Pikë e rendit të ditës është përgatitja për seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi.