Sot pritet të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, njofton Klan Kosova.
Pas kësaj ngjarjeje, pritet të ketë edhe një konferencë për media.
“Nesër (14.12.2022), në orën 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti. Pas ceremonisë së nënshkrimit, Presidentja Osmani, kryetari i Kuvendit Konjufca dhe Kryeministri Kurti do të kenë deklaratë për media”.