Sot kthehen në Kosovë edhe 106 persona

Sot në Kosovë do të kthehen nga Zvicra edhe 106 qytetarë, ndërsa nesër do të kthehen edhe 120 të tjerë nga Turqia.

Të gjithë ata të cilët do të kthehen janë të obliguar të qëndrojnë dy javë në karantinë. Ata do të vendosen në konviktet e Qendrës Studentorë.

Ndërkohë bëhet e ditur se janë 2400 kërkesa për t’u kthyer në Kosovë. Po ashtu, sot pritet të lirohen nga karantina mbi 40 persona