Një rast i rëndë ndodhi dje në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku një grua u vra nga pronari i furrës ku kishte punuar. 42 vjeçarja Nexhmie Haradini u qëllua për vdekje nga Arsim Morina, i cili më pas bëri vetëvrasje.
Lamtumira e fundit gruas së vrarë do t’i jepet sot në orën 17:00.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Ka ndërruar jetë në moshën 42 vjeçare Nexhmie Haradini (gruaja e Avni Haradini) nga fshati Stanoc i Poshtëm. Varrimi bëhet sot (e martë, 25 mars) në orën 17:00 në varrezat e fshatit Stanoc i Poshtme të Vushtrrisë (varrezat ne lagjen e Klinakve)