Sot hidhet shorti për fazën nokaut të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

Në Nyon të Zvicrës, sot me fillim nga ora 12:00, do të hidhet shorti për garën më prestigjioze evropiane të futbollit në nivel të klubeve, Ligës së Kampionëve

16 skuadra janë të ndara në bartëse dhe jobartëse.

Te grupi i bartësve janë fituesit e grupeve si Bayern Muencheni, Real Madridi, Manchester City, Liverpooli, Chelsea, Borussia Dortmundi, Juventusi e PSG-ja.

E në grupin e jobartësve janë Atletico Madridi, Borussia Monchengladbachu, Porto, Atalanta, Sevilla, Lazio, Barcelona e RB Leipzigu.

Shorti do të organizohet në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 12:00.

E nga ora 13:00 do të organizohet shorti për 1/16 e finales së Ligës së Evropës.

Në fazën nokaut të Ligës së Evropës janë: Milani, Ajaxi, Ant]erpi, Arsenali, Benfica, Braga, Club Brugge, Crvena Zvezda, Dinamo Zagrebi, Dynamo Kievi, Granada, Hoffenheimi, Krasnodari, Leicester City, Leverkuseni, Lille, Maccabi Tel-Aviv, Manchester Unitedi, Molde, Napoli, Olympiacosi, PSV-ja, Rangersi, Real Sociedadi, Roma, Salzburgu, Shakhtar Donetzku, Slavia Praga, Tottenhami, Villarreali, Wolfsbergu dhe Young Boysi.