Sot hidhet shorti i fazës së grupeve në Ligën e Evropës dhe atë të Konferencës

Janë mësuar 32 skuadrat pjesëmarrëse në ‘Europa League’ dhe ‘Conference League’.

Sot nga ora 12:00 do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Ligës së Evropës, shkruan lajmi.net.

Ky kompeticion është i dyti për nga rëndësia pas Ligës së Kampionëve dhe këtë vit pritet të marrin pjesë disa ekipe të njohura.

Napoli, Lazio, Lyon, Leicester, Monaco, Betis, janë emrat e disa ekipeve që do të garojnë në Europa Ligë këtë edicion që starton më 16 shtator.

Tashmë janë përcaktuar vazot ku gjenden ekipet, do të formohen tetë grupe me nga katër skuadra, ku dy vendet e para kalojnë tutje.

Në ndërkohë nga ora 13:30 është edhe shorti i Ligës së Konferencës, kompeticionit më të ri të UEFA-së.

Në këtë ligë garuan edhe skuadrat kosovare në raundet kualifikuese, Llapi u eliminua në raundin e parë, Drita në të dytin, ndërsa Prishtina arriti deri në raundin e tretë.

Në “Conference League” do të garojnë disa ekipe me renome si Roma, Tottenham, Feyenoord, Basel.

Favoritët kryesorë për të triumfuar në fund janë Roma e Jose Mourinhos dhe Tottenhami në krye me yllin Harry Kane.

Këto janë vazot ku gjenden ekipet para hedhjes së shortit.