Të hënën në Dhomat e Specializuara do të vazhdojë procesi gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Seanca pritet të fillojë në orën 09:00 dhe të zgjasë deri në 16:30.
Ditë më parë në Hagë ka dëshmuar Ramiz Qerizi, dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS). Ai ka thënë se Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së e ka konsideruar si institucion sa ka shërbyer si komandant i Batalionit të Dytë të Brigadës 121 të Zonës së Pashtrikut.
Ai e përmbylli dëshminë treditore me përgjigjet në pyetjet e trupit gjykues e edhe në kundërpyetjet e prokurorisë e avokatëve në rastin, në të cilin ish-udhëheqësit e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi – gjykohen në Hagë për krime lufte.