Xhevat Jakupi, shefi i departamentit të mikrobiologjisë në IKSHPK, ka bërë të ditura sot rezultatet rreth situatës me Covid-19 në Kosovë.
Edhe sot ai raportoi për gjashtë vdekje të reja në gjithë Kosovën duke çuar numrin e përgjithshëm në 124 raste.
“Numri total i rasteve pozitive është 5.472 raste nga 30.005 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 124 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.