Shitja e biletave nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), pritet që të fillojë sot edhe pse ende nuk është bërë e ditur ora e saktë se kur kjo do të fillojë të bëhet.
Në fakt, kjo ishte planifikuar të bëhet të hënën duke filluar nga ora 16:00, por në orët e pasdites, FFK doli me njoftim zyrtare se kjo është shtyrë për një ditë më vonë për shkak të problemeve teknike.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosova – Burkina Faso, e cila do të zhvillohet më 24 mars në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është shtyrë për ditën e martë”.
“Shitja e biletave do të bëhet në mënyrë fizike në dy pika të shitjes së kompanisë “Artmotion” në Prishtinë. Për detajet tjera opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhej në njoftimin e FFK-së.
Ndeshja Kosova-Burkina Faso zhvillohet më 25 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”.